INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Petrit Vasili vijon akuzat ndaj Ramës: Shkollëpakti mashtroi me TVSH-në për biznesin e vogël

Petrit Vasili vijon akuzat ndaj Ramës: Shkollëpakti mashtroi me TVSH-në për biznesin e vogël

Publikuar më: 21:34 24-10-2017

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, i është rikthyer debatit për TVSH-në që qeveria do të vendos për biznesin e vogël. Përmes një statusi në facebook, Vasili shkruan se ishte Kryeministri Rama ai që bënte propagandë se do të hiqte TVSH për biznesin e vogël, por sot e përdor vetë
“Shkollëpakti tha “do ta heq TVSH-në për biznesin e vogël”, po tani…Shkollëpakti pataksi dynjanë kur ulërinte që do ta hiqte TVSH-në për biznesin e vogël pa kufizim se kështu medemek do të luftonte të varfërit që të varfëronte të pasurit”,-shkruan Vasili.
Më tej, Petrit Vasili thotë se TVSH-ja për biznesin e vogël i vë shqelmin në fyt të varfërve. ”Pata thënë kaq herë mos e dëgjoni shkollëpaktin se nuk kupton gjë dhe s’di çflet. TVSH-ja për biznesin e vogël pa asnjë kufi pa asnjë fashë ishte një absurditet, që vetëm i vinte shqelmin në fyt të varfërve.
Sipa kreut të grupit të LSI-së, qeveria po reflekton se ku do të ketë një kufi pa TVSH por e ka cilësuar broçkulla. ”Sot ka filluar reflektimi nga qeveria për të pasur një kufi se deri ku s’duhet të ketë TVSH. Mos u habisni fare kur të dëgjoni shkollëpaktin të thotë broçkulla të reja”.

Article Logic
Execution time: 0.0040628910064697