Kryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka votuar sot në Tiranë dhe ka përcjellë një mesazh të rëndësishëm, por fillimisht ka uruar besimtarët muslimanë:
"Do të doja t’u uroja Bajramin, mijëra e mijëra besimtarëve muslimanë. Ky ishte një muaj sakrificash, por sot duket dhe është dita e çlirimit nga çdo pikëpamje. Besoj se mençuria e popullit tonë, që gjithmonë ka bërë diferencën midis të tjerëve do të bëjë diferencën edhe sot për një të ardhme jo më të mirë, por me shpresën për krijimin e një hapësire që gjithë të rinjtë presin.
Shpresoj shumë dhe uroj me gjithë zemër të jetë një proces i qetë. Të kemi maturinë e duhur sië dhe të kemi një proces të mençur dhe një votim të mençur."