INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PD: Tahiri sulm mafioz ndaj sistemit të drejtësisë për të shpëtuar Çakon

PD: Tahiri sulm mafioz ndaj sistemit të drejtësisë për të shpëtuar Çakon

Publikuar më: 13:03 08-06-2016

Haki Çako është argumenti më i ri i debatit politik në vend. Ndërsa Saimir Tahiri jo vetëm e mori në mbrojtje por sulmoi ashpër prokurorin e çështje, reagoi ashpër selia blu. Nëpërmjet numrit dy të partisë Edi Paloka, opozita thotë se shantazhi që Tahiri po i bën organit të akuzës dhe porkurorit të çështjes ka një tjetër arësye.
Edi Paloka:
“Vreri i Tahirit vjen pikërisht në kohën që prokuroria është duke kryer verifikimin e rolit të tij në krimin shtetëror të përgjimit të paligjshëm. Me këtë sulm vandal e mafioz ndaj drejtësisë, Tahiri kërkon të shantazhojë gjykatën e Apelit, për të shpëtuar Çakon e tij. Nëse Çako nuk shpëton, Çako pastaj do flasë dhe do të marrë me vete edhe Tahirin. Ky presion kriminal ndaj gjykatës së Apelit tregon edhe një herë përse ata nuk e duan drejtësinë sipas Venecias, por e duan të kapur”.
Në këto kushte demokratët kanë një thirrje të drejtpërdrejtë dhe për partnerët tanë dnërkombëtarë.
Edi Paloka:
“Ne i bëjmë thirrje faktorit ndërkombëtar, ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të Bashkimit Europian dhe vendeve të tjera euroatlantike, në Tiranë, të dënojnë sulmin e hapur të Edi Ramës kundër hetimit të këtij krimi të rëndë të sigurisë kombëtare dhe i kërkojmë të shprehen e të prononcohen në favor të hetimit të pavarur, të pandikuar politikisht, në favor të hetimit të plotë të kësaj afere skandaloze”.

Article Logic
Execution time: 0.0036318302154541