INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pezullimi i paralajmëruar i Mynyr Konit, eksperti i arsimit Albano Zhapaj analizon shkeljet

Pezullimi i paralajmëruar i Mynyr Konit, eksperti i arsimit Albano Zhapaj analizon shkeljet

Publikuar më: 08:45 16-04-2019

Rektori i Universitetit të Tiranës është pezulluar tre ditë më parë nga ministrja Besa shahini. Po mbi çbazë ligjore mund të kryhen pezullime të këtij lloji kur rektori nuk emërohet por zgjidhet me votë. Me sa duket nga një analizë e hollësishme e ekspertit Albano Zhapaj pezullimi nuk është i mbështetur në asnjë dispozitë ligjore të vlefshme. Siaps ekspertit natyrisht që ministrja e Arsimit e ka një tagër të tillë ligjor, dhe atë ja ofron ligji 80/2015 “Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë”, pikërisht në pikën 10 të nenit 36, i cili thotë ajo mund të pezullojë rektorin, por vetëm në këto raste:
-“Në rastet e kryerjes së veprave penale flagrante ose të shkeljeve të rënda të ligjit, të pamundësisë për të kryer detyrën dhe për rastet e parashikuara në Kodin e Etikës së institucionit të arsimit të lartë, ministri pezullon rektorin dhe i propozon Presidentit të Republikës shkarkimin e tij, i cili shprehet brenda një muaji”
Lexoni analizën e detajuar të ekspertit Albano Zhapaj:

-Pra kur pezullohet Rektori?
Për ta bërë më të thjeshtë po marr fjalët kyç të këtij përcaktimi ligjor dhe po i rendis, pikërisht për të kuptuar pak më mirë, se kur ministrja e Arsimit mund të pezullojë Rektorin:
a) Në rastet e kryerjes së veprave penale flagrante.
b) Në rastet e shkeljeve të rënda të ligjit.
c) Në rastet e pamundësisë për të kryer detyrën (sëmundje, paaftësi fizike apo mendore)
d) Në rastet e parashikuara në Kodin e Etikës së institucionit të arsimit të lartë.
Pra siç shihet qartazi janë pikërisht këto katër raste kur ministri i Arsimit mund të pezullojë rektorin.

-Çfarë përmbajnë në vetvete shkeljet?
Le ti analizojmë një e nga një, duke përjashtuar ato që janë dukshëm të pamundura: Pika a bie automatikisht pasi nuk ka të dhëna për vepra penale flagrante, pasi do të kishin dalë e bërë bujë prej kohësh, pikërisht nga flagranca.
Pika c përjashtohet sepse nuk ka të dhëna mjekësore apo mjeko ligjore që të vërtetojnë paaftësinë fizike apo ndonjë sëmundje që e bën dukshëm të paaftë rektorin në përmbushjen e misionit të tij. Pika d rrëzohet pikërisht nga vetë Ligji 80/2015, pasi nuk ka dalë ende një akt nënligjor që përcakton kompetencat e Këshillave të Etikës në Universitetet Publike (neni 35, pika 5 “Organe kolegjiale të tjera janë: rektorati, dekanati, Këshilli i Etikës). Pra këtu jemi në të famshmit akte nënligjorë të cilët ende mbas 4 vjetësh nuk denjojnë të hartohen nga Ministria e Arsimit. Ngelet pika b, si e vetmja e mundshme e cila mund të përbëjë shkas për pezullimin e Rektorit, pra “shkelje të rënda të ligjit”, të cilat normalisht konstatohen nga ekspertët e Kontrollit të Lartë të Shtetit, Auditi i Ministrisë së Arsimit ose/dhe nga hetime të Prokurorisë së Republikës. Në rast se Urdhri i Ministres do jetë i shoqëruar me prova të pakontestueshme të një nga këto organe, normalisht presidenti i republikës s`ka për t`u menduar gjatë për shkarkimin.

-Si kryhet procedura e pezullimit?

Ministri i Arsimit nuk ka fuqi ligjore për të shkarkuar një rektor publik, prandaj mund vetëm ta pezullojë, për një afat që nuk mund t`i kalojë të 30 ditët kalendarike, duke nxjerrë një “urdhër pezullimi” me këto dy elementë të domosdoshëm bashkëlidhur:

1) Relacion i bashkëlidhur Urdhrit të Ministrit me argumentat përkatës
2) Fotokopje e të gjithë provave që ka në dispozicion, mbi të cilat është hartuar relacioni
Urdhri i Ministrit të Arsimit me këto dy elementë thelbësorë i përcillet me shkresë zyrtare Presidentit të Republikës ku i kërkohet shkarkimi i Rektorit. Shkresa përcjellëse drejtuar Presidentit të Republikës mund të ketë për dijeni Rektorin e Universitetit Publik, ose jo, pasi këtij të fundit mund edhe t`i niset shkresë e veçantë. Në të dy rastet procedura e kërkon që përveç Presidentit të Republikës të jetë në dijeni të këtij pezullimi edhe vetë rektori si personi direkt i prekur nga Urdhri.
Çfarë ndodh pasi shkon propozimi tek Presidenti i Republikës?
Duhet theksuar se Rektorët e Universiteteve Publike në Shqipëri janë autoritete të zgjedhura me votë nga anëtarët e asamblevetë personelit akademik të njësive kryesore dhe studentët (Neni 39 i Ligjit të Arsimit të Lartë) dhe si të tillë janë të Dekretuar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë.
Presidenti i Republikës shkarkimin e tij, i cili shprehet brenda një muaji, pra për një afat kohor që nuk mund t`i kalojë të 30 ditët kalendarike. Në rast se Presidenti bindet nga relacioni dhe provat shoqëruese të Urdhrit të Ministrit të Arsimit, firmos shkarkimin e Rektorit nëpërmjet “Dekretit të Shkarkimit”. Në rast se Presidenti nuk bindet nga materialet e dërguara nga Ministrja e Arsimit, dërgon përgjigje negative dhe “Urdhri i Pezullimit” i Ministrit të Arsimit për Rektorin rrëzohet automatikisht.
Në rastin e tretë në qoftë se Presidenti i Republikës nuk përgjigjet brenda afatit 30 ditor, atëherë Ministrja e Arsimit nxjerr automatikisht “Urdhrin e Shkarkimit” për rektorin.

-Ku qëndrojnë shkeljet në “Urdhrin e Pezullimit”i ministres për rektorin?

Pezullimi i Rektorit të Universitetit të Tiranës ka ardhur, të paktën nga sa deklaroi ministrja e Arsimit, nga një raport shkeljesh i bërë nga një grup pune i Ministrisë së Arsimit i ngritur nga paraardhësja e ministres aktuale, e cila dihet që u shkarkua nga detyra pikërisht për dështimet e saj në reformat në arsim. Pra gjetjet e shkeljeve janë bërë nga një grup specialistësh militantë të partisë në pushtet dhe nga asnjë nga këto institucione që duhej të kishin fuqinë ligjore për ta bërë, si psh:
1) Inspektoriati i Lartë Shtetëror i Arsimit, i cili e ka detyrë funksionale.
2) Kontrollit të Lartë të Shtetit, i cili ka ekspertët maksimalë për këto raste.
3) Auditi i Ministrisë së Arsimit, që e ka për detyrë auditimin e universiteteve.
4) Prokuroria e Republikës, në rastet kur i kërkohet nga një nga këto tre të parat.
Shkelje tjetër e Ministres së Arsimit është fakti që ajo ka komanduar në detyrë një zëvendës rektor, ende pa u shprehur Presidenti i Republikës, çka e bën antin e komandimit të zëvëndës rektorit një letër të pavlerëe, pasi në qoftë se rektori ka bërë shkelje të supozuara, zëvëndës rektorët janë njerës që i ka zgjedhur vetë ai, dhe si të tillë do të binte dyshim i ligjshëm edhe mbi ta.

-Kush janë autoritetet brenda Universitetit që mund të konstatojnë dhe denoncojnë shkeljet e Rektorit?
Neni 36 i Ligjit të Arsimit të Lartë në pikën e parë të tij përcakton se “Organi më i lartë drejtues akademikështë Senati Akademik. Organe të tjera akademike janë asambleja e personelit akademik dhe komisionet e përhershme.”
Ndërkohë vetë rektori përcaktohet si “është autoriteti më i lartë akademik i institucionit të arsimit të lartë, si dhe përfaqësuesi ligjor i tij për çështjet akademike dhe protokollare” pikërisht në nenin 39, pika e parë, dhe siç shihet qartazi kompetencat e tij janë të lidhura ngushtë me “çështjet akademike dhe protokollare”, ku asnjë militantuc partie edhe pse punonjës ministrie ska as kapacitetin dhe as aftësinë të mund t`i gjykojë, pasi këtë gjë mund ta bëjë vetëm Senati i Universitetit, Këshillat e Përhershme dhe Këshillat e Etikës që ligji i Arsimit të Lartë i ka lënë jetim, për arsye të mungesës së akteve nënligjore që kurrë si nxorri ministria dhe ministrja e larguar për këtë qëllim.
Pra organet brenda universitetit të cilat mund t`i përcjellin konstatimet e shkeljeve ligjore për “çështjet akademike dhe protokollare” që ka në kompetencë rektori, janë:
1) Senati Akademik i Universitetit
2) Këshillat e Përhershme të Universitetit
3) Këshillat e Etikës në Universitet
4) Asamblevetë e Personelit Akademik

Me sa të dhëna disponohen, nuk ekzistojnë raporte apo relacione nga asnjë nga këto instanca kompetente, pasi po të ekzistonin ministrja do t`i reklamonte me shumë përkushtim. Në rastet kur propozimet për pezullim shkojnë nga një ose disa dekanë të caktuar, ato skanë asnjë vlerë ligjore, si nga përmbajtja ashtu edhe nga forma, pasi do të ishte njësoj sikur Drejtorët e Drejtorive të Ministrisë së Arsimit t`i propozonin Kryeministrit të shkarkojë Ministrin e Arsimit pasi sipas tyre bën shkelje. Prandaj legjislatori e ka menduar mirë kur ka përcaktuar procedurat e shkarkimit të rektorëve, në mënyrë që as ministra e as dekanë kalimratë apo aventurierë, të mos kenë mundësinë të marrin nëpër këmbë autoritetin maksimal të universitetit të zgjedhur me votën e asamblevesë së gjithë personelit akademik dhe nga studentët.

-Përse i duhet shkarkimi i rektorit ministrisë dhe qeverisë?
Rektori i Universitetit Publik sipas Nenit 64 luan rol të rëndësishëm në Punësimin e personelit akademik, pasi është ai që miraton kriteret e punësimit të personelit akademik me kohë të plotë përcaktohen nga njësia bazë, bazuar në nevojat e kësaj të fundit. Edhe pse konkurset në institucionet publike të arsimit të lartë drejtohet nga një komision ad-hoc, i përbërë në shumicë nga përfaqësues të njësisë bazë përkatëse, rektori ka aty një përfaqësues të vet, i cili bën të pamundur pothuaj të shkelen kriteret e miratuara nga rektori. Me pak fjalë Universiteti i Tiranës me sa duket nuk i ka kënaqur epshet e qeverisë për të punësuar aty gra deputetësh apo të dashura ministrash dhe si i tillë ka hyrë në “armiqtë” e qeverisë, rektori në krye.
Sipas të dhënave të tjera që qarkollojnë në media, trualli i destinuar për ndërtimin e “Kampusit Universitar të Tiranës”, i cili gjendet poshtë Godinës Liria dhe përballë Fakultetit të Ekonomisë, është një mollë e vjetër sherri, pasi ajo tokë ndez epshet e ndëtuesve pranë qeverisë, e pse jo të vetë eksponentëve të saj, truall i cili vështirë se tjetërsohet pa miratim të Universitetit të Tiranës që drejtohet nga Rektori i propozuar për shkarkim.

 

Article Logic
Execution time: 0.0047919750213623