INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pezullohen nga detyra 16 mësues në Lushnjë, falsifikuan dokumentet e shkollës

Pezullohen nga detyra 16 mësues në Lushnjë, falsifikuan dokumentet e shkollës

Publikuar më: 10:07 17-09-2018

Gjashtëmbëdhjetë mësues të një shkolle në rrethin Lushnjë janë pezulluar nga detyra. Gjykata ka pranuar kërkesën e Prokurorisë Lushnjë për pezullimin e tyre pasi ata rezultojnë se kanë falsifikuar dokumentet. Bëhet fjalë për mësuesit e te shkollës 9-vjeçare, Çermë e Sipërme- Divjakë.
“Gjykata Lushnje pranoi kerkesen e Prokurorise Lushnje, me vendim nr 119 date 13.09.2018, per pezullimin nga detyra te 16 mesuesëve te shkolles 9-vjecare. Çerme e Siperme- Divjake rrethi Lushnje. Per ta ka regjistrim si persona nen hetim me akuzat 'Shperdorim detyre" dhe "falsifikim i dokumenteve shkollore", mbeshtetur ne nenet 248 e 187 te. K. Penal. Procedimi penal me nr 400 viti 2017. Komunikimi i mases eshte kryer me date 14.09.2018”-thuhet në njoftim.

Article Logic
Execution time: 0.0038108825683594