INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pezullohen nga detyra dy mësueset e Cërrikut, ajo që i ”ndihmoi” dhe ajo që i rrahu

Pezullohen nga detyra dy mësueset e Cërrikut, ajo që i ”ndihmoi” dhe ajo që i rrahu

Publikuar më: 14:07 20-05-2016

Drejtoria e Arsimit në Elbasan ka pezulluar nga detyra dy mësueset e shkollës 9-vjeçare “7 Marsi” të Cërrikut që u bënë shkak që 5 nxënës të klasës së pestë të vinin në Tiranë pa njoftuar askënd. Ata denoncuan të enjten dhunën në shkollë në media. E njëjta masë është marrë dhe për drejtoreshën, por kjo masë përkon në të njëjtën ditë kur ajo del në pension.
Mësueset, që janë pezulluar nga detyra janë kujdestarja Mjaftoni Ago, që u arrestua edhe nga policia për shkak se nxiti fëmijët të shprehnin shqetësimin në media dhe u pagoi taksinë, por edhe mësuesen tjetër Fatbardha Shabani, për të cilën nxënësit u ankuan se i dhunoi.

Article Logic
Execution time: 0.0040750503540039