INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pezullohet nga detyra një prokuror në Lezhë, pas lirimit të të burgosurit nga Kosova, Zukaj

Pezullohet nga detyra një prokuror në Lezhë, pas lirimit të të burgosurit nga Kosova, Zukaj

Publikuar më: 15:05 01-06-2016

Pezullohet nga detyra Prokurori i Lezhës, Gjergj Rudi. Urdhëri është dhënë nga  Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla për shkak të skandalit që ndodhi në burgun e Shën Kollit, ku u lirua një i burgosur, që kërkohej nga drejtësia kosovare, Shuaip Zukaj.
Më herët, për këtë skandal u shkarkuar nga detyra edhe drejtori i burgut të Shën Kollit, Kant Ndoji me vendim të Ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani me motivacionin “Neglizhencë në kryerjen e detyrës”.
Pak ditë më parë administrata e burgut në Shën Koll të Lezhës, liroi nga qelia pa vendim Gjykate një të dënuar me 20 vjet burg për akuzën e vrasjes në Kosovë. Shuaip Zukaj, i njohur ndryshe edhe me emrin Shaban Zukaj nga Deçani i Kosovës, është liruar nga burgu i Lezhës. Zukaj, me të mbaruar dënimin e marrë në Shqipëri për akuzën e vrasjes së mbetur në tentative është lënë i lirë.

Article Logic
Execution time: 0.0034458637237549