INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pezullohet nga detyra polici që masakroi 59-vjeçarin pasi donte t’i paguante kafen gruas së tij

Pezullohet nga detyra polici që masakroi 59-vjeçarin pasi donte t’i paguante kafen gruas së tij

Publikuar më: 19:21 08-12-2016

Është pezulluar nga detyra polici korçar Gjergji Gjorgji, i cili disa ditë më parë dhunoi barbarisht një burrë që tentoi t’i paguante kafen gruas së policit.

Dëshira për t’u treguar i sjellshëm  i ka kushtuar shtrenjtë 59-vjeçarit, pasi atij i është dëmtuar edhe shikimi. I dëmtuari Terolli ishte ofruar t’i paguante kafen për mirësjellje gruas së oficerit dhe një shoqes së saj kur ata ishin takuar rastësisht në një lokal në Kostur të Greqisë.

Policia bëri me dije se punonjësi Gjergji Gjorgji është bezulluar nga detyra dhe  ka nisur procedimi menjëherë pas denoncimit.

Article Logic
Execution time: 0.00382399559021