INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Philipp Plein u tall me shqiptarët, Rich Kids Tirana i japin një mesazh: Deri dje ishe pabuks ... [FOTO]

Philipp Plein u tall me shqiptarët, Rich Kids Tirana i japin një mesazh: Deri dje ishe pabuks ... [FOTO]

Publikuar më: 18:27 03-11-2018

Stilisti dhe kryesuesi i brandit të luksit që mban emrin e tij, Philiph Plein, u tall ditën e sotme me shqiptarët dhe veshjet e tyre që nuk janë aspak firme, por imitime të shëmtuara të markave të njohura.

Ai publikoi në Instastory-n e tij fotot me emrat dhe fytyrat e të rinjve shqiptarë që nuk kanë mundësinë të shpenzojnë shuma marramendëse për të lerë këto veshje të shtrenjta, por që mjaftohen modestisht me imitime të tyre dhe mundohen të jenë trendy e "in" me modën.

FFF.jpg

Veprimi i tij i ka rënë në sy fëmijëve të pasur shqiptarë dhe më konkretisht faqes Rich Kids Tirana, të cilët, përmes një videoje, duan t’i kujtojnë Plein se deri dje nuk kishte të hante, ndërsa sot tallet me ata që nuk kanë mundësi.

Në mesazhin e tyre, Rich Kids shkruajnë:

Deri dje ishte pabuks, sot shan shqiptarët".

Ata e përshëndesin ironikisht me videon e mëposhtme, në të cilën tregohet luksi i shfrenuar i të rinjve shqiptarë, të cilët ndodhen në një prej klubeve të natës dhe lajnë orat e shtrenjta me shampanjë.

dolls.png

Article Logic
Execution time: 0.0033159255981445