Tea Trifoni është njëra ndër femrat më të përfolura në publikun shqiptar për momentin.
Ish-konkurrentja, famën e fitoi në “Përputhen”, nga ku edhe doli si çift me Andi Shehi.
Më pas u zbulua se gjatë gjithë kohës Tea ishte në lidhje me Beart Rexhepin kurse Andi me një femër tjetër që dyshohet nga fansat të jetë Melisa, gjithashtu një ish-konkurrente tjetër e “Përputhen”.
Tea kur ishte ende pjesë e programit bëri një ndërhyrje per t`u dobësuar, gjë kjo që i kreu punë mjaft shumë sepse ajo çdo ditë e më shumë po tregon rezultatet e balonit gastrik.
Së fundmi Tea ndau një imazh ku u pa mjaft tërheqëse me rroba-banje të vogla e cila kishte theksuar linjat trupore sidomos barkun e sheshtë dhe belin e vogël.
Faqja “Vipat e bllokut” në Instagram kanë publikuar një fotografi të Teas ku shihet pak më ndryshe se imazhi që ajo vetë postoi, gjë e cila bëri që ndjekësit e faqes ta akuzonin atë për ‘photoshop’ të tepruar.