INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pia Mia dhe Madonna bashkojnë forcat

Pia Mia dhe Madonna bashkojnë forcat

Publikuar më: 09:17 27-04-2016

Pia Mia nuk po ngjit shkallët e karrierës vetëm sa i përket muzikës.

Këngëtarja njëkohësisht mikesha e ngushtë e Kylie Jenner, sapo është përzgjedhur si fytyra e re e linjës së famshme të veshjeve "Material Girl" të Madonna-s. Por nuk mmbaron me kaq pasi Pia Mia është zgjedhur gjithashtu si drejtore imazhi, një pozicion ky i ri sa i përket firmës në fjalë. Kështu që përveçse do të jetë protagoniste kryesore e fushatës publicitare, artistja do të kujdeset për zgjedhjen e fotografit, do të ndihmojë në dizenjimin e koleksionit Pranverë 2017-të, si dhe do të marrë pjesë në një seri dokumemtarësh në bashkëpunim me StyleHaul. Sipas Madonna-s ishte kreativiteti i Pia Mia-s, konfidenca dhe stili i saj unik, ato që e bënë këtë të fundit një zgjedhje perfekte!

Article Logic
Execution time: 0.0036990642547607