Pierce Brosnan dhe Keely Shaye Smith janë parë në një shëtitje romantike teksa bënin shopping në L.A të kapur për dore.
Ata janë ndër çiftet më të pandashëm të Holliwood-it dhe pamjet që shihni nuk janë surprizuese për dyshen që kanë 15 vjet të martuar. I veshur me kujdes, aktori irlandez dukej më në formë dhe më i ri se kurrë ndërsa Keely ngjante po aq mirë e veshur me një fustan në ngjyrë kremi, me sandale të sheshta dhe një varëse diamanti.
Të dy dukeshin të pandashëm gjatë shëtitjes. "Unë e dua vitalitetin e saj, pasionin e saj. Ajo ka atë fuqinë pa të cilën unë nuk do të mund të jetoja dot. Kur Keely më shikon, unë dorëzohem plotësisht” ka thënë ai. Ndërkohë, është lajëmruar se Pierce është vendosur që të luajë në përshtatjen e novelave të Heminguejit, “Across the River” dhe “Into the Trees”.