INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Pije me gaz dhe sheqer. 30% e pijeve që konsumojnë fëmijët janë të dëmshme [VIDEO]

Publikuar më: 13:47 28-03-2017

Dy në tre pije që konsumohen nga fëmijët e shkollës fillore janë të dëmshme për dhëmbët e tyre. Sipas një studimi të kryer në Angli llogaritet që uji përbën vetëm një të katërtën e lëngjeve që pihen nga fëmijët 5 deri në 9 vjeç, ndërsa qumështi përbën vetëm 10 për qind.  Pijet e gazuara përbëjnë 30 përqind të konsumit të përgjithshëm. Sondazhi, i kryer nga Këshilli i Natyror i Hidratimit vjen pasi Kolegji  Mbretëror i Kirurgëve javën e kaluar paralajmëroi se prishja e dhëmbëve poshtë moshës 9-vjeçare është rritur me 24 për qind në një dekadë. Specialistët e Shëndetit Publik rekomandojnë të rriturit dhe fëmijët që të bien në ujdi  për të konsumuar në vend të pijeve me sheqer, uji. Specialistët e shëndetit  thonë se është e rëndësishme që njerëzit të dinë se pijet mund të jenë të dëmshme për dhëmbët. Disa nga përbërësit në shumë prej tyre, të tilla si acidi fosforik, acid limoni dhe acid tartaric, mund të jenë të dëmshme dhe çojnë në erozion dentar. Ata apelojnë që fëmijët të konsumojnë uji dhe qumësht pasi këto janë lëngje të shëndetëshme për organizmin e tyre.

Article Logic
Execution time: 0.003169059753418