INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pijet e nxehta mund të shkaktojnë kancer

Pijet e nxehta mund të shkaktojnë kancer

Publikuar më: 11:48 17-06-2016

Nëse konsumoni pije shumë të nxehta mund të prekeni nga kanceri në ezofag, paralajmërojnë ekspertët e Shëndetit Global.

Çdo gjë e nxehtë, më shumë se 65 gradë Celcius, përfshirë ujin, kafen, çajin apo pije të tjera, është e lidhur me sëmundjen, sipas Organizatës Botërore të Shëndetit.

Kanceri mund të nisë nga irritimi i vazhdueshëm nga kontakti i gojës dhe fytit me ujë shumë të nxehtë.

“Të dhëna të reja sugjerojnë se konsumimi i pijeve të nxehta është një nga shkaqet e kancerit në ezofag, dhe kjo lidhet më shumë me temperaturën e tyre se sa me llojin e pijeve”, thotë Christopher Wild, drejtor i Agjensisë Kombëtare të Studimit për Kancerin, WHO.

Megjithatë, nga studimi rezultoi se është e sigurt të pini ujë apo çaj në temperatura normale, nën 65 gradë Celcius.

Article Logic
Execution time: 0.0035610198974609