INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pijet që duhet të konsumoni për të fituar energji

Pijet që duhet të konsumoni për të fituar energji

Publikuar më: 19:49 12-07-2016

Aktivitetet e përditshme bëjnë që të harxhojmë energji dhe menjëherë jemi të prirur që të përdorim kafe apo apo pije të tjera të gazuara për të rikuperuar energjitë, dhe pse nuk e dimë se nuk është mënyra e duhur.

Për të rifituar energjitë pijet e duhura që ne na ndihmojnë janë kryesisht me përbërje natyrale dhe të shëndetshme për trupin tonë.

1-Çaji i ftohtë nga menta është një pije freskuese, që  ndihmon në largimin e ushqimit të dëmshëm.

2-Uji me aromë, është një mënyrë e mirë që organizmi të funksionojë normalisht, e nëse ju është mërzitur uji i thjeshtë, freskojeni me bimë të freskëta apo me agrume.

3-Çaji i gjelbër, ul rrezikun nga lloje të ndryshme të kancerit si dhe nga sëmundjet e zemrës, çaji i gjelbër, sipas shumë studimeve dhe hulumtimeve të bëra, përmban antioksiduesit të cilët edhe ndihmojnë në shkrirjen e yndyrave dhe në shkrirjen e dhjamit. Kjo e bën këtë çaj edhe aleat ideal për humbje në peshë.

-Çokollata e zezë, ju ndihmon të humbni në peshë sepse zvogëlon oreksin. Kjo përzierje përmban rreth 400 kalori, prandaj provojeni si kafjall, që t’ju mbajë të ngopur.

Article Logic
Execution time: 0.0033199787139893