Protestuesit të cilët kanë marshuar sot në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", kanë mbajtur në duar pankarta të ndryshme. Në shkrimet e tyre janë bërë thirrje për largimin e kryeminstrit Edi Rama.
Një ndër pankartat e veçanta mbante mbishkrimin “Hapni lotot”.
Kujtojmë se pak kohë më parë qeveria Rama miratoi ligjin për mbylljen e lotove në të gjithë vendin.
Rama i ndërthurur me pamjen e presidentit të Venezuelës Maduro ishte një tjetër pankartë e mbajtur nga protestuesit.