Anxhelina Hadërgjonaj prej disa vitesh ndodhet larg Shqipërisë dhe nuk ka qenë aktive as me projekte muzikore.
Bukuroshja jeton në Amerikë dhe ka krijuar miqësi të veçantë me disa VIP-a të njohur në të gjithë botën.
Por pavarësisht se është duke kaluar jetën e ëndrrave, ajo me sa duket së fundmi ka vendosur t’i rikthehet pasioni të saj.
Komopzitori i njohur, Kledi Bahiti ka publikuar në Instastory një foto të Anxhelinës e cila shfaqet duke bërë prova në studion e tij.
“Na ka ardhur një kanarinë në studio”, shkruan Kledi.
Në karrierën e saj si këngëtare, Anxhelina ka disa këngë të suksesshme, të cilave me siguri së shpejti do ju shtohet edhe një tjetër.
Kledi nuk ka treguar më shumë detaje, megjithatë presim t’i zbulojmë në vazhdim.