I ftuar në em isionin "Breaking" në Top News piloti i famshëm Arbër Xhaja, i cili ka bërë dhjetëra mesazhe surprizë me parashutë për banorët e "Big brother", ka treguar një situatë se i kanë ofruar 5 mijë euro vetëm për një mesazh dedikuar Donaldit.
Mesazhi duhet të përmbante fotografinë e Bora Zemanit dhe varësen që Donaldi i dhuroi kësaj të fundit para se aktori i humorit të niste një romancë me Beatrix Ramosaj.
Parashutisti e ka konsideruar këtë mesazh të papërshtatshëm dhe ka refuzuar.
“Deri dje banorët ishin të lumtur se i shkonte një parashutë që u çonte mesazhe të bukura, por jo tani sepse nga fansat mund të marrin mesazhe jo të mira. Mua më kanë ofruar 5 mijë euro për të futur një mesazh. Një biznesmen nga Saranda më tha: Më bëj një baner të madh me fotografinë e Borës dhe varësen e Donaldit. I thashë nuk e bëj dhe nusja që i bërtiste “jepi lekë, sa më shumë lekë”. Më kanë ofruar 5 mijë euro. I thashë që nuk është punë lekësh", tregoi Arbër Xhaja.