Cassandra Talula Dias-Greizis ka denoncuar në gjykatë për ngacmim seksual pilotin e “kokëkuqes”. Denoncimi vjen pasi pak ditë më parë , Kimi Raikkonen ka denoncuar në polici vajzën për kërcënim dhe shantazh.
Ngjarja ka ndodhur në një lokal në vitin 2016, Kimi Raikkonen i ka prekuar asaj gjoksin, gjatë një feste të organizuar pas garës së Çmimit të Madh të Kanadasë.
“Nuk ka çmim për të paguar atë që më ka bërë. Ai është një personazh i njohur, pilot i Ferrarit, ka një indurstri që vlen miliarda nga pas, shumë avokatë. Nëse Kimi, mediat dhe avokatët e tij duan luftë, atëherë unë jam gati”, tha vajza ka thënë vajza.
Cassandra Talula Dias-Greizisnuk e konfirmon por as nuk e mohon se nëse e ka kërcënuar, duke i kërkuar parà. “Dua ta zgjidh këtë çështje ballë për ballë me Kimin”-shtoi më tej Casandra.