Dihet që gjatë një fluturimi nuk lejohet cigarja. I njëjti rregull vlen dhe për Vape, por jo të gjithë e dinë këtë. Një nga pilotët e Air China nuk ishte në dijeni të rregullit dhe desh shkaktoi një tragjedi.
Piloti në fjalë nisi që të përdorte një cigare elektronike(Vape) teksa ishte në krye të detyrës. Që të mos lejonte që kabina të mbushej me tym ai mendoi që të fikte momentalisht ajrin e kondicionuar dhe të aktivizonte aspiratorin në maksimum. Mendimi i tij duket i zgjuar, por ja që skemi të bëjmë me sisteme të njëjta me ato që gjenden nëpër shtëpi në rastin e avionëve.
Veprimi që ai kreu kishte fikur ajrimin për të gjithë avionin, prandaj trysnia ra dhe maskat e emergjencës u aktivizuan. Pasagjerët u alarmuan dhe ndërkohë avioni ra nga 10000m lartësi në 4000m lartësi.
Fatmirësisht nuk pati dëme në njerëz, por ama shoku që pasagjerët kaluan ishte i paparë. Pilotët u pezulluan nga Air China dhe po procedohen penalisht për shpërdorim detyre.