I ftuar në emisionin IN Traffic me moderatore Anisa Bega në IN Radio 105.7 ishte Xhonatan Islami.
Ai foli për pasionin e madh të tij si pilot në shumë kategori të ndryshme dhe më kryesorja Skysports Albania. I pyetur për emisionin “ Guximtarët” me personazhe të shumtë të cilët provuan emocionet e fluturimit dysh, ai na tregoi për pjesëmarrjen e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Sipas Xhonatanit, në ditën që do merrte pjesë Erjoni kishte shumë erë dhe u realizua ditën tjetër.
Gjithashtu piloti tha se Lali Eri e mbajti fjalën për ndërtimin e pistës së fluturimit në Dajt. Për më tepër shikoni video-n më poshtë: