INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pini lëng limoni në vend të ilaçeve nëse keni një nga këto 8 probleme

Pini lëng limoni në vend të ilaçeve nëse keni një nga këto 8 probleme

Publikuar më: 11:51 29-02-2016

Lëngu i limonit është i pasur me vlera ushqyese, sidomos flavonoide, të cilat kanë veti antioksiduese shumë të mira. Studime të ndryshme kanë vërtetuar se lëngu i limonit është i mirë për diabetin, tensionin e lartë të gjakut, temperaturën, kapsllëkun, tretjen dhe shumë probleme të tjera me shëndetin.

Ai është e mirë edhe për lëkurën dhe dhëmbët.

Sipas Shoqatës Amerikane të Urologjisë, limonada ose lëngu i limonit ndihmon në heqjen e gurëve në veshka. Këto 8 probleme me shëndetin mund të trajtohen më mirë me lëng limoni sesa ilaçe.

1. Rënia në peshë

Sipas studimeve të fundit, sasia e lartë e pektinës tek lëngu i limonit ndihmon në rënien në peshë. Fibra gjithashtu është shumë e mirë për rënien në peshë.

2. Probleme me lëkurën

Antioksiduesit tek lëngu i limonit ndihmojnë për heqjen e akneve, puçrrave dhe rrudhave të moshës në fytyrë. Ata pastrojnë gjithashtu gjakun dhe rigjenerojnë lëkurën.

3. Largon toksina nga trupi

Lëngu i limonit është gjithashtu një agjent i mirë detoksifikues, i cili ndihmon për largimin e substancave toksike në trup.

4. Ndihmon në pastrimin e zorrëve

Limonët janë të pasur me fibër pektin, i cili stimulon lëvizjen e rregullt të zorrëve duke i mbajtur të pastër.

5. Balancon nivelin e pH­ës

Një gotë ujë të ngrohtë me limon në mëngjes rikthen balancën e nivelit të pH­ës në trup.

6. Ndihmon me tretjen

Lëngu i limonit përmirëson tretjen duke stimuluar prodhimin e një lëngu që quhet “bile” i cili nxirret nga mëlçia dhe ruhet në fshikëzën e tëmthit.

7. Parandalon rritjen e baktereve

8. Inflamacion dhe dhimbje

Lëngu i limonit është i mirë gjithashtu për lehtësimin e dhimbjeve, sidomos në gjunjë. Të moshuarit duhet patjetër që ta konsumojnë këtë lëng që mos të kenë probleme me kockat.

Article Logic
Execution time: 0.003497838973999