INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pink uron bashkëshortin për 12-vjetorin e martesës, komenti do t’ju shkrijë së qeshuri...[FOTO]

Pink uron bashkëshortin për 12-vjetorin e martesës, komenti do t’ju shkrijë së qeshuri...[FOTO]

Publikuar më: 13:23 09-01-2018

Këngëtarja Pink ka 12-vjetorin e martesës me bashkëshortin e saj Carey Hart.

Ajo ka vendosur ta urojë Carey-n me një postim shumë komik që e ka postuar në profilin e saj në Instagram duke e shoqëruar me një kolazh fotosh të jetës së tyre bashkëshortore.

“12 vjet të martuar sot. 16 në qoftë se llogarisim 4 vitet që shpenzuam për të vendosur në qoftë se do të jetonim bashkë përgjithmonë apo do të vrisnim njëri- tjetrin”-shkruan Pink në postimin e saj.

Kujtojmë se çifti u lidh në vitin 2002 dhe u martuan në Costa Rica në vitin 2006 por u ndanë dy vjet më vonë.

Ata u pajtuan në vitin 2010 pasi kërkuan ndihmën e një konsulenti për martesat.

Një vit më vonë erdhi në jetë vajza e tyre Willow. Tashmë, ata janë bërë sërish prindër të një djali 12-muajsh të quajtur Jameson.

p_0-3.PNG

Article Logic
Execution time: 0.003342866897583