INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pipero jep parashikimin që donim të dëgjonim: Vera do të jetë e shëndetshme, do të bëjmë plazh!

Pipero jep parashikimin që donim të dëgjonim: Vera do të jetë e shëndetshme, do të bëjmë plazh!

Publikuar më: 15:29 30-04-2020

Në një lidhje me emisionin “Dita Jonë” në “A2”, mjeku Pëllumb Pipero ka bërë parashikime në lidhje me ecurinë e COVID-19 në vendin tonë.

Mjeku tregoi se numri i rasteve të infektuara me Covid-19 në Shqipëri ka ardhur në zbritje, ndërsa janë shtuar të shëruarit.


Sipas Piperos, rastet e reja asimptomatike nuk janë tregues i epidemisë dhe do të shërbejnë më vonë për studim.

Mjeku tregoi se faza e dytë e virusit do të zgjasë shumë pak, ndërsa ka mundësi shumë të vogël që epidemia të kthehet në verë.

Megjithatë, kjo nuk përjashton mundësinë që të shkojmë në plazh.

“Po shtohet çdo ditë numri i pacientëve që shërohen dhe numri i rasteve të rënda është më i reduktuar. Natyrisht, media preferon më shumë lajmin, preferon të tregojë rastet e reja pozitive, por këto raste janë asimptomatike dhe nuk janë tregues i epidemisë. Ato janë thjesht tregues epidemiologjik që do t’i shërbejnë më vonë studimeve epidemiologjike për të na treguar se sa na preku koronavirusi. Epidemia po kalon dhe po bie në mënyrë të qëndrueshme.

Faza e dytë zgjat pak më shumë, por duhet ta dimë që virusi është ende duke qarkulluar mes nesh. Duhet të jemi të kujdesshëm për të shikuar ritmin e transmetueshmërisë. Nuk mund të jemi tërësisht të sigurt pa pasur vaksinë apo ilaç kundër Covid-19. Por, muaji maj do të na gjejë shumë më të relaksuar. Mundësia e rikthimit në verë është e vogël, por mendoj se mund të ketë valë të dytë në vjeshtë apo dimër. Jam besimplotë që do të kemi një verë të shëndetshme dhe do të kemi edhe plazhe.”- u shpreh Pipero.

Article Logic
Execution time: 0.0032310485839844