INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pique

Pique "pro" referendumit, përlotet “live”: Nëse jam problem për Spanjën, iki!

Publikuar më: 19:41 01-10-2017

Në Katalonjë situata është shumë e rënduar, por Pique i qëndron stoik vendimit të tij pro referendumit për shkëputjen nga Spanja.

Mbështetja e tij publike për referendumin e sotëm të katalanasve ka krijuar një debat të madh në Spanjë, por mbrojtësi ka dhënë sërish një mesazh të fortë në emër të idealeve që ka. Pas fitores 3-0 ndaj Las Palmasit, mbrojtësi deklaroi se do ta mbështesë me çdo kusht referendumin, edhe nëse emri i tij do të hiqet nga lista e kombëtares spanjolle.

“Nëse Federata Spanjolle mendon se unë mund të jem një problem për kombëtaren, atëherë jam gati të shkëputem”, – u shpreh 30-vjeçari.

I pyetur për dhunën e ushtruar sot nga policia spanjolle ndaj katalanasve, Piqué, me lot në sy, u përgjigj: “Jam krenar për popullin katalanas. Kjo ka qenë përvoja ime më e keqe”.

Barcelona sot u detyrua të luante me ishullorët, pavarësisht kaosit të madh të referendumit, sepse rrezikonte dënim me heqje pikësh.

Article Logic
Execution time: 0.0040462017059326