Paraditen e sotme u prezantua në kryeministri projekti i transformimit të Piramidës në një qendër të madhe për Teknologji Informacioni.
Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij, tha se pas shumë vitesh, kjo godinë do të marrë formë tjetër arkitekturore që do ti përkasë botës digjitale.
Kreu i qeverisë tha se ky është një nga projektet, i cili nuk do të kushtojë shumë.
''Është një projekt ambicioz dhe nuk është i shtrenjtë. Më vjen mirë që pavarësisht se është ndër projektet më pak të shtrenjta i ndërtuar nga Vini, do jetë një ndër projektet më të bukur, ose më saktë më interesant. Për faktin se kombinon një arkeologji të së shkuarës me gjithë kapacitetin për të ndërtuar të ardhmen", u shpreh Rama.
I pranishëm gjatë prezantimit, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u shpreh se në dy muajt e ardhshëm do të fillojnë punimet për këtë projekt.
Sipas Veliaj, puna e përbashkët mund ta shndërrojë këtë projekt ambicioz në një histori të vërtetë suksesi.