INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Pirja e kafesë të zgjat jetën. Ul ndjeshëm rrezikun e vdekshmërisë [VIDEO]

Publikuar më: 16:47 12-07-2017

Një studim ku morën pjesë mbi 520,000 njerëz nga 10 vende evropiane, zbuloi se pirja e shumë kafeve mund të ulte ndjeshëm rrezikun e vdekshmërisë së një personi. Bëhet fjalë për studimin më të madh të ndërmarrë deri më sot për kafen dhe vdekshmërinë. Njerëzit që pinin dy deri katër gota në ditë kishin një rrezik më të ulët prej 18% krahasuar me njerëzit që nuk pinë kafe. Ndërkohë që një studim i dytë i kryer te popullatat jo të bardha zbuloi se kafe rrit jetëgjatësinë në raca të ndryshme. Studimi mbi vendet evropiane zbuloi një lidhje mes kafesë dhe sëmundjes së mëlçisë, vetëvrasjes në burra, kancerit tek gratë, sëmundjeve të tretjes dhe sëmundjeve të qarkullimit të gjakut. Ata që pinë tre ose më shumë gota në ditë kishin një rrezik më të ulët ndaj të gjithë shkaktarëve të vdekjes e sesa njerëzit që nuk pinë kafe. Studimet kanë treguar se disa përbërës kanë vetitë neuroproteknike dhe anti-inflamatore që mund të ndihmojnë në uljen e rrezikut për sëmundje si Parkinsoni. Studimi mbi vendet evropiane zbuloi se njerëzit që pinë kafe priren të kenë kontroll më të mirë të glukozës në krahasim me ata që nuk pinin. Ende është e paqartë se cilat përbërës të veçantë ofrojnë përfitime shëndetësore, por studiuesit deklarojnë se do të bëjnë të tjera kërkime.

Article Logic
Execution time: 0.0035011768341064