Çdo program ka një varësi të pa masë nga lajmet online e duket se as ai me fëmijë 'Në kurthin e Piter Pan' s’mbetet pas. I kritikuar shpesh në komentet online se ‘perdor' pafajësinë e fëmijëve edhe në këtë sens, duket se sot në mbrëmje teksa i ftuar ishte Pirro Çako, objektivi ka qenë ish-raporti i kantautorit me Inva Mulën. Sa nisën ta intervistonin, pyetjet e para ishin rreth martesës me divën operistike, divorcit apo edhe nëse beson Çako tek fundet e lumtura.
I nervozuar nga kjo dyndje pyetjesh ai shmangu çdo përgjigje të pritshme. Jo vetëm kaq, teksa Alketa e ftoi të kendonte 'Për një çast me ndali zemra' e pyeti nëse kënga i dedikohej dikujt dhe Pirro sërish nuk bie në 'kurth' duke thëne se duhet të pyesnin autorin e tekstit jo atë.
Siç duket sot skuadra nuk ja doli... Pirro nuk ra në kurth, madje me diplomaci nuk përzjeu të shkuarën e tij me deshirën për te prodhuar medeomos lajm.