INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pirro Çako rrëfen se si kompozoi këngën e Xhensila Myrtezaj: ‘’I thashë po ç’do ti të bashkëpunosh me mua…’’

Pirro Çako rrëfen se si kompozoi këngën e Xhensila Myrtezaj: ‘’I thashë po ç’do ti të bashkëpunosh me mua…’’

Publikuar më: 19:38 08-04-2019

Kënga “Sekreti Im” është një nga hitet më të fundit që këngëtarja Xhensila Myrtezaj, e xhiruar në vendin e mrekullueshëm të Venecias.

Nën melodinë e saj fshihej një nga kantautorët më të mirë shqiptarë Pirro Çako, i cili prej shumë kohësh shihej larg skenës muzikore, që nga produksioni i fundit me Elvana Gjatën.

I fuar në emisionin 'Rudina' me moderatoren Rudina Magjistari, Cako ka treguar se ka qenë këmbëngulja e Xhensilës që e kishte shtyrë të merrte përsipër projektin.

'Nuk desha të rikthehesha si kantautor. Isha i ndrojtur, por ky brezi i ri ta bën jetën më të thjeshtë. Kur erdhi Xhensila i thashë: Po ç’do ti të bashkëpunosh me mua, unë do të të bëj këngë të bukur, do përpiqem', por Xhensila kishte këmbëngul: Dua duet me ty, jam e sigurt', tregoi Pirro.

'Më dha energji pozitive dhe dhashë maksimumin për të realizuar këtë këngë . E çoi më tej atë gjënë që kisha në kokë dhe e falënderoj për këtë, po mos të kishte qenë Xhensila nuk do të kisha sjellë këtë këngë', u shtoi ai.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.003648042678833