Kjo është pistoleta e prezantuar nga “Ideal Conceal” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila kur është e mbyllur është identike me një telefon inteligjent.
Madje kompania ka menduar edhe për detajet më të hollësishme duke i vendosur edhe dy kamera dhe vend për kufjet. “Ideal Conceal”, kompani e prodhimit të armëve të zjarrit ka prezantuar një pistoletë dygrykëshe që në pamje të parë është e padallueshme.
Por, kur hapet shkrepja nuk është ajo e një aparati fotografik që përjetëson momente, por i vret ato.
Sipas “Daily Mail”, kompania po pret miratimin e patentës për këtë dizajn pistoletë 380 kalibërshe. Gjithashtu, menjëherë pas prezantimit të kësaj pistolete, shoqata kundër armëve ka reaguar duke e cilësuar si papërgjegjshmëri.
Autoritetet ligjzbatuese shprehin shqetësimin se kjo armë mund të ndihmojë në rritjen e dhunës së armatosur në të ardhmen.