INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pistoletë në kokë zyrtarit të PD-së, Alibeaj: Intimidim i opozitës

Pistoletë në kokë zyrtarit të PD-së, Alibeaj: Intimidim i opozitës

Publikuar më: 13:20 23-04-2018

Kryetari i grupit të punës  për organizimin e PD-së në Qarkun Gjirokastër Florian Xhuti është kërcënuar me pistoletë në kokë gjatë orëve të vona të natës. Është ky denoncimi që ka deklaruar në një dalje për mediat deputeti Enkelejd Alibeaj.

Ai u shpreh se kryetari i gupit të punës për organizimin e PD-së në Qarkun Gjirokastërs është kërcënuar me jetë dhe se policia u mjaftua me një deklaratë.

“Persona të armatosur në mes të natës kanë kërcënuar me pistoletë në kokë Florjan Xhutin. Kërcënimi me armë i përfaqësuesit të opozitës ka ndodhur mesnatën e së enjtes. Ne nuk e denoncuam ngjarjen, pasi i dhamë policisë kohë të zbulonte autorët. Policia u mjaftua vetëm duke thënë se autorët u larguan në drejtim të paditur”, u shpreh Alibeaj.

Alibeaj theksoi se PD dënon me forcë këtë ngjarje kriminale që sipas tij “ka për qëllim intimidimin e opozitës dhe largimin e saj nga zonat që mbilleshin me kanabis me lejen e Saimir Tahirit”.

Article Logic
Execution time: 0.0034239292144775