Një adoleshent në Fier ka mbetur i plagosur nga bashkëmoshatari i tij. Ngjarje e rëndë ka ndodhur në shkollën e muzikës “Jakov Xoxa” në qytetin e Fierit, ku një 17 vjeçar ka plagosur nga pakujdesia bashkëmoshatarin i tij.
Policia e Fierit ka bërë të ditur se është arrestuar shtetasi G.D, 17 vjeç, banues në Levan, pasi ka plagosur rëndë me armë zjarri nga pakujdesia shtetasin P.Sh, banues në lagjen “Liri”. Për shkak të plagëve të marra, mësohet se shtetasi P.Sh është transportuar për mjekim më të specializuar në Tiranë.
Ndërkohë, në cilësinë e provës materiale, policia ka sekuestruar një armë zjarri pistoletë (tip stilolaps) të cilën e mbante 17-vjeçari. Sipas të dhënave, arma e zjarrit në dukje ishte artizanale, me të cilën 17 vjeçari ka plagosur nga pakujdesia bashkëmoshatarin e tij.