Me afrimin e verës gjithmonë një gjë është e sigurt, bashkëpunimet e Pitbull.
Sapo ka dalë në YouTube projekti më i ri i reperit kubano-amerikan në bashkëpunim me Enrique Iglesias dhe mban titullin "Messin Around". Në fakt si një lloj loje është konsideruar ky singëll i cili bën pjesë në albumin e dhjetë të Pitbull, "Climate Change".
Një lojë e mërzitshme për të qenë më të saktë, pasi menjëherë kritikët e kanë vlerësuar si një nga ato këngët që mund të dëgjohet vetëm njëherë. Sa i përket videos, si zakonisht as këtë nuk mungojnë femrat seksi me të brendshme, një detaj ky që tashmë mund të konsiderohet si shenjë dalluese e Pitbull. Gjithsesi urojmë që deri në kulmin e verës, të tjera hite nga Mr. Worldwide!