Një 58-vjeçar nga Elbasani është kafshuar nga një qen “Pitbull”, dhe ka ndërruar jetë pak pas mesnate.
Sipas informacioneve 58-vjeçari Rifat Bajrami pak ditë më parë është sulmuar nga një qen “Pitbull”.
Nga sulmi viktima ka marrë plagë të shumta dhe ka përfunduar në gjendje të rëndë në spital.
Pavarësisht ndërhyrjeve të mjekëve dhe stabilizimit të gjendjes fatkeqësisht 58-vjeçari nuk u ka mbijetuar plagëve ka ndërruar jetë.
Ky është rasti i dytë me pasoja në bashkinë e Elbasanit, pasi më herët një grua ndërsa po dërgonte mbesën në shkollë u sulmua nga qentë e rrugës në hyrje të shkollës së Paprrit.