INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pitt-Jolie, armiqësia e tyre vazhdon. Aktorja pushon nga puna avokaten e çështjes [FOTO]

Pitt-Jolie, armiqësia e tyre vazhdon. Aktorja pushon nga puna avokaten e çështjes [FOTO]

Publikuar më: 11:39 29-08-2018

Edhe vetë karriera apo martesa e tyre nuk ka bërë aq shumë bujë sa divorci. Angelina Jolie dhe Brad Pitt nga dy bashkëshortë të dashuruar, u kthyen në armiq. Sfidë pas sfide po kalon edhe kujdestaria e fëmijëve të tyre.

Ndërkohë avokatja Laura Ëasser, me të cilën aktorja ka bashkëpunuar deri tani, ka kërkuar nënshkrimin e një marrëveshjeje për bashkëprindërim, gjë të cilën Jolie nuk e pranonte. Sipas ‘People’ kjo ka qenë arsyeja përse Angelina ka zgjedhur avokaten më të kërkuar për çështjet e divorcit në Hollywood Samantha Bley Dejean për të qenë avokatja kryesore në çështjen e saj.

“Angelina ka vendosur të ndryshojë avokate dhe të marrë Samantha Bley Dejean, pasi ekspertiza e saj është mbrojtja dhe interesi më i mirë i fëmijëve. Angelina vlerëson bashkëpunimin e Lauras për kalimin e çështjes gjatë disa javëve të fundit.”- ka thënë një prej zëdhënëseve të Jolie.

Me këtë ndryshim çështja ka marrë një tjetër rrjedhë në mbrojtje, ndërkohë që aktorja e akuzon ish-bashkëshortin se nuk ka dhënë kontributin e tij financiar ndaj fëmijëve pas ndarjes.

BRANGELINA.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036039352416992