INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pitt kërkon fëmijët? Jolie e gatshme t'i shkatërrojë jetën me...filmimet kompromentuese!

Pitt kërkon fëmijët? Jolie e gatshme t'i shkatërrojë jetën me...filmimet kompromentuese!

Publikuar më: 16:48 11-11-2016

Angelina Jolie e ka vënë ish bashkëshortin e saj me shpatulla pas murit.

Brad Pitt u hetua imtësisht nga Departamenti i Kujdesit të Fëmijëve dhe nuk u gjet asnjë provë e vetme që ai ka abuzuar fëmijët e tij. Megjithatë, duket se nuk mundet ende që ta bëjë gjumin e qetë natën. Kjo pasi përfaqësues të Angelina bëjnë me dije se ajo zotëron disa filmime që mund të rezultojnë bombë për aktorin 52 vjeçar nëse ato do të bëheshin publike. Jolie duket se është e vendosur që të fitojë kujdestarinë e plotë të fëmijëve me çdo kusht dhe është e gatshme që të bëjë edhe lojë të pisët për të arritur këtë. Dhe me “lojë të pisët” duam të themi të diskreditojë Brad në sy të gjithë boës, çfarë jo vetëm do t’ia hiqte fëmijët nga duart një herë e përgjithmonë, por edhe do t’i shkatërronte karrierën brilante si aktor. Çfarë mund të ketë bërë vallë që të jetë kaq e keqe? Nuk besojmë se bëhet fjalë thjeshtë për ndonjë shpullë impulsive...

Article Logic
Execution time: 0.0035169124603271