Lojtari më i ri i Juventusit, Marko Pjaca është shprehur i lumtur dhe i entuziazmuar që i është bashkuar kampionëve të Italisë.
Gjatë fjalëve të para si lojtar bardhezi, Pjaca paraqet objektivat për sezonin e ardhshëm ku shënjestron titullin e Serie A dhe Kupën e Italisë, shkruan ‘calciomercato’.
“Jam shumë i lumtur dhe i entuziazmuar që kam ardhur në një klub kaq të madh. Mezi pres t’i filloj stërvitjet dhe të luaj për këtë skuadër. Shpresoj të fitojmë shumë trofe dhe ky është objektivi, vetëm dua t’ia nis. Mendoj se duam ta fitojmë trofeun në ligë dhe në kupë dhe padyshim se duam të shkojmë sa më larg në Ligën e Kampionëve”, është shprehur 21-vjeçari.