INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pjesa II: Filmat që do t’ju ndryshojnë jetën

Pjesa II: Filmat që do t’ju ndryshojnë jetën

Publikuar më: 14:36 30-05-2018

Siç edhe thamë në artikullin paraardhës Pjesa I: Filma që do t’ju ndryshojnë jetën ( http://www.intv.al/pjesa-i-filmat-qe-do-t-ju-ndryshojne-jeten-60016), filmat përveçse për argëtim dhe shtyrje kohe, janë eksperienca më vete.
Të gjithë ne i përjetojmë në mënyra të ndryshme, por disa prej tyre janë të mirënjohur për impaktin e madh që kanë patur te masat.

Filma ka pafund, edhe filma të tillë ka plot, por në këto dy lista kemi zgjedhur më të njohurit dhe më të përfolurit nga filmdashësit.

Ditët e verës janë pafund të gjata dhe sa më shumë filma të keni për të parë, aq më mirë. Kështu që vazhdojmë me pjesën e dytë të listës.

 

The Kings of Summer

 


Një nga filmat më cool dhe më frymëzues të 2013-ës, The Kings of Summer është një komedi-drame për kalimin nga adoleshenca në maturi. Duke eksploruar tema si shoqëria, dashuria adoleshentore dhe rritja, ky film do t’ju prekë me sinqeritetin dhe realitetin e tij.

 

Life of Pi

 


Kjo dramë-aventurë ësht ëe bazuar në novelën e Yann Martel me të njejtin titull. Një sukses nga ana komerçiale dhe midis kritikëve, historia flet për një burrë indian i cili jeton në Kanada dhe rrëfen jetën e tij në moshën 16 vjeçare. Tregon se si familja i vdiq në një përmbytje anijeje dhe ai ngeli vetëm në mes të Oqeanit Paqësor në një varkë shpëtimi me një Tigër Mbretëror Bengali. Ky film ju ballafaqon me një zgjidhje: nëse jeni person që ju pëlqen t’i besoni gjërat nga mënyra si duken, apo nëse jeni nga ata që besojnë në mrekulli. Nuk ka përgjigjie të sakta apo të gabuara – thjesht një mundësi për analizë të vetes.

 

Seven Years in Tibet

 


Seven Years in Tibet është një film ambicioz shumë i bukur i cili flet për udhëtimet e një austriaku arrogant të luajtur nga Brad Pitt, i cili zbulon vetveten dhe mëson mbi të qenurit altruist nga një Dalai Lama i ri. Është një histori mbi një lidhje të fortë që krijohet midis dy të panjohurve, dhe zbulimit të një bote përtej egos, Seven Years in Tibet është një rrugëtim shpirtëror për të mos t’u humbur.

 

(500) Days of Summer

 


Me grupin legjendar The Smiths në sfond që krijon komplet gjendjen e filmit, (500) Days of Summer fillon me paralajmërimin se edhe pse është historia e një djali që takon një vajzë, NUK është histori dashurie. Filmi rrotullohet rreth romantikut të pashpresë Tom Hansen që është në kërkim të dashurisë (luhet nga Joseph Gordon Levitt). Mbasi u nda nga e dashura, Tom ngelet duke reflektuar mbi ditët e shpenzuara me të dhe se si u hidhërua marrëdhënia midis tyre. Në reflektimet e tij, kupton ai bashkë me ne se ndonjëherë jemi aq të dhënë mbas personit që duam, sa kemi tendencën të gjejmë shenja që na tregojnë se janë personi i duhur në çdo detaj të vogël.

 

Dead Poets Society

 


Një përshkrim i përplasjes midis realizmit dhe romanticizmit, të vëna përballë njëra tjetrës me një konflikt midis vlerave tradicionale dhe konservative. Dead Poets Society ju sjell Robin Ëilliams në më të mirën e tij. Një frymëzim i vërtetë, ky film do ju bëjë të vini në dyshim normat tuaja sociale dhe politike që definojnë jetën tuaj. Ky film ju inkurajon të ëndërroni dhe ju shtyn të mos jeni përtacë kur vjen puna te aspiratat juaj.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038061141967773