INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Pjesa më e madhe e më të varfërve në botë po ‘’pasurohen’’? Po në Shqipëri…[VIDEO]

Publikuar më: 08:34 19-10-2018

Ekonomia botërore po përmirësohet dhe për pasojë të ardhurat e të varfërve kanë nisur të rriten. Banka Botërore raporton se të varfërit në 70 nga 91 shtete që janë monitoruar kanë të ardhura më të larta se më parë. Madje afro 35 nga shtetet kanë zhvilluar politika mbështetëse për të vobektët dhe ata në 2018 kanë të ardhura edhe më të kënaqshme se të tjerët.

Të dhënat e Bankës janë publikuar në raportin, “Varfëria dhe Prosperiteti i përbashkët 2018”. Shqipëria renditet në mesin e shteteve që nuk kanë bërë progres në përmirësimin e varfërisë së skajshme. Në rajon, vetëm Maqedonia rezulton në mesin e shteteve në botë që të ardhurat e të vobektëve kanë nisur të rriten.
Ndërsa Serbia rezulton ndër shtetet që niveli ekonomik i të varfërve është më keq se sa mesatarja globale, së bashku me Greqinë, Qipron, Ugandën dhe Zambia. Kurse shtetet e tjera ballkanike nuk kanë bërë asnjë përmirësim apo përkeqësim, pra janë në situatë stabël.
Banka nënvizon rëndësinë e përmirësimit të situatës ekonomike sidomos në zonat të përfshira në konflikte edhe shtimin e masave të qeverive. Banka bën thirrje për më tepër investime në drejtim të pëmirësimit të ekonomisë të familjeve të varfëra.

Article Logic
Execution time: 0.0035970211029053