E akuzojnë se është pjesë e “Illuminatit”, Rihanna shpallet person i padëshiruar në këtë shtet...
Nëse ju kujtohet, pak ditë më parë, kur Gjiko dhe Elita Rudi ishin me pushime në Maldive, u shpallën si persona “non grata” nga hoteli dhe ishulli në të cilin kanë qëndruar.
Por pas Gjikos, tashmë e ka rradhën diva e muzikës botërore, Rihanna, e cila është shpallur si person i padëshiruar në Senegal.
RiRi ishte ftuar për të marrë pjesë në një konferencë krah presidentit francez, Emmanuel Macron për edukimin e fëmijëve afrikanë. Por pas një lobimi nga një grupim organizatash islamike, bënë të mundur ndalimin e pjesëmarrjes së Rihannës në konferencë me akuzën se ajo është pjesë e ‘Iluminatit’ dhe ju del në mbrojtje homoseksualëve. Le të presim çfarë vendimi do marrë Rihanna!