Fjoralba Ponari, një ndër moderatoret më të dashura të ekranit, është një ndër emrat më të lakuar në media dhe fansat e ndjekin me kuriozitet të madh bukuroshen.
Përveç këngës, pasionit të saj, ajo ndjek profesionin si stomatologe dhe gjithashtu moderon në ekran, por duket se ndjekësit s’janë “ngopur” me Fjoralbën.
Ata duan ta shikojnë në aktrim dhe dikush, diku, ka përhapur fjalë (apo dëshirën) që ajo mund të jetë pjesë e serialit të famshëm “La Casa de Papel”.
Por, a janë të vërteta këto fjalë?
Vetë moderatorja është pyetur në InstaStory lidhur me këtë temë dhe ajo e ka kthyer me humor përgjigjen.
“U përfol njëherë se do të ishe pjesë e serialit “La Casa de Papel”.- shkruan ndjekësi, të cilit Fjoralba i thotë:
“Po po, dilema është a do të quhem Tirana apo Tropoja?”