Paraqitja e thjeshtë në dasmë e Meghan Markle ka shtyrë anëtaren e partisë Demokratike të Kosovës, Arbana Xharrën, të bëjë një koment thumbues për grimieren e njohur kosovare Sellma.
Ajo shkruajti: Kqyrni çika, bën me u ba nuse edhe pa makeup te Sellma? Mos ju nënshtroni mentalitetit provincial. As mos lejoni të tjerët me ju përcaktu "normat e bukurisë"!
Ka qenë e menjëhershme kundërpërgjigjia e Sellmës së cilës i është bashkuar edhe Valdrin Sahiti që shkruan:
“Tash e tutje nga sot, përcaktimin e trendeve dhe normave do i kalojme tek disa ‘politikane’ te cilat ne punen e tyre kane arrit sukses te jashtezakonshem”, ishte njëri prej postimeve që Valdrini bëri në Instagram, duke vazhduar më pas me: “Fillimisht duhet te merret pëlqimi i te gjitheve, a jemi per… Duhet te bejme nje hulumtim te vogel ne lidhje me lookun e saj, prezantimet publike dhe bagazhin ne kete sfere”.
Presim reagime të tjera.