Suksesi i saj mesa duket nuk ka të ndalur. Tayna na ka dhënë një lajm "bombë" përmes rrjeteve sociale, lajm që na bën të gjithëve krenarë.
Reperja e talentuar bën me dije se ka nënshkruar një kontratë me kompaninë 'Sony Music' me qendër në Gjermani. Kjo kompani e famshme ka në menaxhim edhe shumë këngëtarë të tjerë me famë botërore.
“Jam shumë e lumtur që kam pranuar të punoj me Sony Music. Pas diskutimeve intensive, ne kemi vendosur që së bashku mund të bëjmë hapin tjetër të madh .Kështu që unë do të vazhdoj të zhvillohem artistikisht dhe të përqendrohem plotësisht në muzikë”, ka shkruar këngëtarja.
Kujtojmë se nuk është e para shqiptare që arrin të realizojë një bashkëpunim të tillë. Kujtojmë që Era Istrefi në 2016-ën nënshkroi kontratin me Sony Music. Në 2017, Enca dhe Noizy gjithashtu nënshkruan kontratën me Universal Music për projektet e reja.
Loredana dhe Mozzik gjithashtu janë pjesë e “Sony/ATV Music Germany”.