Ajo është një sensacion në Instagram dhe ka kohë që kërcen dhe poston video ku në sfond dëgjohen këngë shqip.
Jeamy Blessed është kjo bukuroshe e cila e luan trupin dhe jo vetëm në një mënyrë shumë sensuale dhe numëron mbi 60 mijë ndjekës në Instagram. Ajo ka kërcyer këngë të Encës, Kidës, Erës dhe së fundmi ishte pikërisht reperi Mozzik i cili vendosi ta “rrëmbejë” Jeamy-n nga vendi i saj për ta bërë pjesë të performancave të tij.
Jemi bërë me dije se kjo vajzë do të kërcejë në klipin e ri e Getinjo dhe Baby G. Pra mesa duket do të jetë pjesë e të gjithë familjes On Records dhe ne jemi shumë entuziastë të shohim se çfarë na ka rezervuar.