INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pjetër Arbnori bën bashkë të majtë e të djathtë, të vjetër e të rinj, mungon vetëm...[FOTO]

Pjetër Arbnori bën bashkë të majtë e të djathtë, të vjetër e të rinj, mungon vetëm...[FOTO]

Publikuar më: 09:30 19-07-2018

Në oborrin e Kuvendit sot politika është bërë bashkë. Të djathtë, të majtë, të vjetër apo të rinj në polikë, të gjithë janë bashkuar në ceremoninë e përurimit të bustit të Pjetër Arbnorit. Ish kreu i Kuvendit demokrat Pjetër Arbnori, figura e urtë e politikës ose ndryshe “Mandela shqiptar” edhe pas vdekjes ka mbledhur të majtë e të djathtë të paqtuar. Në ceremoni ka qenë familja Arbnori, bashkëshortja Suzana, fëmijët Justina dhe Filipi.
Të pranishëm kanë qenë presidenti Ilir Meta, Gramoz Ruçi, Sali Berisha, Lulzim Basha, Besnik Mustafaj, Erion Veliaj, Jozefina Topalli, Genc Ruli, si dhe deputetë e përfaqësues të tjerë të forcave politike. I vetmi që mungonte ka qenë kryeministri Edi Rama.
Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi, tha para të pranishmëve në fjalën e tij se Pjetër Arbnori mbeti njeri i dashur për njerëzit.
Por mesazhin më të fortë e dha ish-ministri dhe publicisti Besnik Mustafaj ku ka vlerësuar figurën e Arbnorit. Por Mustafaj i ka kujtuar Ruçit se po të ishte sërish në parlament Pjetër Arbnori do ishte sërish kundërshtar i tij.
Besnik Mustafaj:
“Ne kemi njohur Pjetër Arbnorin e kohës së lirisë, një burrë i pjekur dhe i ditur. I aftë për t’i treguar vendin të vetit dhe kundërshtarit politik. Ne kimi parë se fuqia e jashtëzakonshme e karakterit të tij, durimi dhe burrëria e tij buronin nga bindja se Shqipëria bëhet dhe atë do e bëjnë shqiptarët. Pjetër Arbnori kishte të drejtë t’i thoshte të tjerëve dhe vetes se po jetonte ëndrrën personale. Kjo është ditë për reflektime. Po të ishte sërish në sallë, kam bindjen se do ishte sërish kundërshtar i Gramoz Ruçit”.
Por Mustafaj nuk kurseu as kritikat ndaj të ghithë klasës politike shqiptare, e cila sipas tij nuk diti që të vlerësojë sa ishte gjallë Pjetër Arbnorin.
Besnik Mustafaj:
“Shqipëria është e vetmja që nuk krijoj një simbol kundër diktaturës. Ne e kishim midis nesh Mandelën tonë, dhe nuk e ngritëm në piedestal, jo për ti bërë nder atij por vendit dhe Shqipërisë. E ngritëm sot dhe kjo është shenjë pozitive”.
Arbnori u kthye në shtëpinë e tij politike tha Mustafaj, në ceremoni kur të gjithë kishin vetëm duartrokitje dhe falënderime për njeriun e paqtë të politikës shqiptare.

Pjeter-Arbnori-busti-4.jpeg

Pjeter-Arbnori-busti-7.jpeg

 

BASHA_RUCI.jpeg

Pjeter-Arbnori-busti-8.jpeg

 

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0041890144348145