Një nga prurjet më te reja në Kombëtaren Shqiptare të Futbollit është Astrit Ajdareviç. Mesfushori 27-vjeçar është nga Prishtina dhe luan për ekipin grek të AEK dhe siç duket është pritur mirë nga djemtë Kuq e Zi.
Pas mungesës së Abrashit, prurja më e re e Kombëtares Shqiptare të Futbollit është Astrir Ajdareviç. Mesfushori 27-vjeçar
Siç e kërkon tradita, mbrëmjen e djeshme, futbollisti ka kryer ritin që bëjnë gjithnjë futbollistët e rinj duke kënduar një këngë para pjesës tjetër të ekipit.
Ajdareviç zgjodhi një këngë rock të viteve 60-të të titulluar “I Got Sunshine” e kënduar nga grupi amerikan “Temptations”.
Ky moment është postuar nga Andi Lila në rrjetin social “Instagram”.
Lila veç të tjerave ka postuar disa foto duke luajtur tavëll me portierin e Partizanit, Alban Hoxha si dhe dy duele në “playstation”.