Mediat greke raportojnë se në Greqi është gjendur i vdekur një 45 vjeçar shqiptar. Viktima është gjetur pasditen e djeshme në një shesh në Selanik. Fytyra e tij kishte plagë të shumta dhe kjo ngriti dyshimet se 45-vjeçari është vrarë.
Dyshohet se vrasjen e ka kryer djali i viktimës. Ky i fundit është shoqëruar në polici për t'u marrë në pyetje.
Ndërkohë, identiteti i viktimës nuk është bërë ende me dije.