Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës ku dy adoleshent janë përfshirë në një konflikt, i cili ka degjeneruar deri në nxjerrjen e thikave ku si pasojë ka mbetur i plagosur 17-vjeçari.
Ngjarja në fjalë ka ndodhur në Sukth, ku E.K, në fshatin Perlat, Durrës ka goditur të riun F.V, banues në Sukth, duke i shkaktuar dëmtime të lehta.
I plagosuri është dërguar për të marrë mjekimin e nevojshëm, ku më pas është larguar për në banesë.
Policia e Durrësit ka nisur procedimin penal ndaj autorit dhe po heton për zbulimin e shkaqeve të sherrit.