Policia e Shkodrës ka vënë në pranga tre persona, mes tyre dy vëllezër, lidhur me plagosjen me thikë një ditë më parë të 38-vjeçarit me iniciale V. Sh.
Të arrestuarit janë:
-S. P. 36 vjeç, banues në Shkodër.
-A. M. 28 vjeç, dhe P. M. 29 vjeç, banues në lagjen “Mark Lula”, Shkodër, (vëllezër).
Ngjarja u shënua të hënën (12 gusht) rreth orës 12:10, në lagjen "Mark Lula". Pas një konflikti të çastit, tre të arrestuarit në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë plagosur me thikë shtetasin V. Sh. 38 vjeç, banues në Dobraç, i cili po merr mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje e kryer në bashkëpunim” e Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.