INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Plagosen dy turistë të huaj në Sarandë, nisen me helikopter drejt urgjencës

Plagosen dy turistë të huaj në Sarandë, nisen me helikopter drejt urgjencës

Publikuar më: 20:56 21-07-2019

Dy shtetas të huaj, njëri italian dhe tjetri suedez, të ndodhur me pushime në Sarandë janë aksidentuar me motor. Të dy rastet u transportuan me helikopter për në spitalin e traumës në Tiranë.

Aksidentet kanë ndodhur në orare të ndryshme.

Shtetasi italian 33 vjeç, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, është aksidentuar me motor dhe për rrjedhojë, sipas bluzave të bardha kishte: Hemotoraks, frakturë të tre brinjëve, frakturë klavikule, si dhe kontuzion me hematomë të shprehur të supit.

Ndërkohë shtetasi suedez, 24 vjeç sipas bluzave të bardha në spitalin e Sarandës kishte: Kontuzio capitis, loksacin të vertebrës cevikale C4, frakturë të vertebrave cervikale C6 dhe C7, si dhe frakturë të vertebrës lumbare, L2.

 

Article Logic
Execution time: 0.0041139125823975